U nis të vriste tre persona në Fier/36 vjeçari me kallashnikov lëviz i qetë rrugëve të qytetit(FOTO)

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 36 vjeçar nga Fieri tentoi të vriste tre persona pas një konflikti për motive banale.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, vihet re teksa  36 vjeçari Ilirjan Progonati lëviz i pashqetësuar në rrugët e qytetit të Fierit. Progonati shfaqet duke ecur përpara një supermarketi me armë të tipit kallashnikov në dorë ku vihet re se në rrugë ka pasur edhe kalimtarë të tjerë. Ai kishte shkuar për të varë 30 vjeçarin me iniciale L. P.,  25 vjeçarin K. P., dhe 28 vjeçarin A. P., të cilëve u kishte borxh një vlerë monetare.

Por, fatmirësisht policia ndodhej afër vendit ku mendohej që të kryhej krimi i rëndë dhe në momentin që Ilirjan Progonati ka parë policinë ia ka mbathur duke u fshehur tek shtëpia e një të afërmi të tij.

Pas kërkimeve nga policia, Progonati u kap dhe u arrestua ditën e nesërme pas ngjarjes.

Zjarr Tv Ad