Fatjon Hoxha, i cili humbi bashkëjetuesen dhe babain në të njëjtën ditë,. Ai ka treguar se njohjen me Merushen e ka nisur 4 vite më parë, kur të dy ishin në martesa të tjera të mëparshme, ku respektivisht ai ishte bërë baba u një fëmijë, dhe 30-vjeçarja e 3.
Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë gjatë punës shkoi në shtëpinë e prindërve të Merushes, ku ndodhej dhe e reja, e cila kishte sakaq probleme nga martesa e saj e mëparshme.
Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja.
Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.
“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë. Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe. Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi. Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”, tha Fatjoni.
Nga ana tjetër, Fatjoni u shpreh se Merushja dhe ish-gruaja e tij njiheshin, e madje kishin pirë kafe me njëra tjetrën, ndërkohë që ngjarja është e rrethuar me shumë pikëpyetje, edhe për rolin që kanë ruajtur familjet respektive në marrëdhënien mes dy të rinjve.