Një grup të rinjsh janë ndaluar nga policia, pasi janë parë tek sa publikonin një video ku fyenin shiptarët. Madje ata përpos videos së publikuar, kanë filluar brohoasin me thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur”. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve.
Brohoritjet ndodhen në kohën kur po kalonte një kolonë makinash me dasmorë shqiptar. Thirrjet e të rinjve provokuan dasmorët të cilët raportohen se ndaluan makinat e tyre u nisën në drejtim të grupit maqedonas, por nuk ka pasur përplasje fizike.
“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq.
Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”. Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla. Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive.