Olta sonte është përlotur teksa ka folur për djalin e saj. Ajo tha se është edhe më e vështirë pasi të gjithën e mban brenda.





Aktorja tha se shpesh edhe nuk flet dhe tregon se i mungon, sepse banorët janë ata që i thonë se pse nuk ik nga shtëpia.





Në letrën e saj ajo ka shkruar se tash e kupton më shumë se kurrë nënën e saj se si është të rrish larg fëmijës tënd.





Pas kësaj ajo ka takuar atë në oborr, teksa kanë shpërthyer të dyat në lot.Ato kanë diskutuar me njëra-tjetrën për djalin dhe burrin e saj dhe të tjerët familjarë.





Ajo ndër të tjera i ka kërkuar asaj të luaj por mos të ofendojë. Sikletuese ishte edhe pyetja që Olta i bëri për një moment të ëmës.





“Po Dori a më do?”, e pyeti Olta. Sigurisht që nëna do përgjigje me “po”, por ishte e pavend dhe e patakt të bëjë një pyetje të tillë në një moment të tillë.