U përfol se iu dogj makina/ Reagon avokati: Ja si qëndron e vërteta

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë djegur 2 automjete në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Në media u përfol se, një prej mjeteve të djegura është në pronësi të Loren Lico, me profesion avokat, por që e kishte në përdorim nëna e tij,  Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Por ka qenë vetë avokati në fjalë, i cili ka reaguar lidhur me lajmet që po qarkullojnë.

Sipas tij, makina në fjalë nuk është në pronësi të tij, ndaj dhe fton mediat të përgënjeshtrojnë lajmin.

Reagimi i avokatit:

“I shqetësuar nga lajmet e shtrembëruara që shoh në mediat tona, i falenderoj të gjithë dashamirët për interesimin e tyre dhe njëkohësisht i kërkoj ndjesë për këtë shqetësim.

Automjeti që shihni në fotografi eshte automjeti që media pretendon se është djegur duke nxjerrë fotografi më flakë etj.

Fatkeqësisht, ky automjet ka qenë ngjitur me një mjet që i kanë vendosur flakën me benzinë, video të cilat i ka Policia e Shtetit.

Fatmirësisht siç e shihni, automjeti nuk ka pësuar asnjë dëm të dukshëm apo të padukshëm.

I ftoj mediat të përgënjeshtrojnë këtë lajm, dhe të vijnë të shohin automjetin vetë nga afër apo të më kontaktojnë. Respekte, Loren Liço”…

Zjarr Tv Ad