Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme në disa media online qarkulloi lajmi se kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Rama janë takuar sot në aeroportin e Rinasit.
Në lidhje me këto lajme ka ardhur një reagim zyrtar nga Partia Demokratike, e cila e ka mohuar që të ketë ndodhur një takim mes Bashës dhe Ramës.
Përmes një deklarate, selia blu ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryedemokratit dhe kryeministrit, duke e cilësuar si gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave.
“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, – thuhet ne reagimin e PD-së.