U përfol si kandidat për president, Dritan Demiraj uron Bajram Begajn dhe kritikon rëndë opozitën: Një ushtarak në krye të vendit na bën të gjithëve krenarë

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një postim të tij ka uruar zgjedhjen e Bajram Begaj si President të Republikës, duke shprehur konsiderata të larta për të. Nga ana tjetër, Demiraj kritikon rëndë opozitën që ka bojkotuar seancën e Presidentit të Republikës dhe që injoroi kandidaturën e tij që u propozua nga diaspora.

Postimi i plotë

Zgjedhja e nje ushtaraku ne krye te shtetit, eshte nje vendim dhe zgjedhje qe na ben te gjitheve krenare.

Portreti i ushtarakut eshte simboli i dashurise per Atdheun, Detyren dhe Kombin.

Presidentin Bajram Begaj e njoh personalisht per me shume se dy dekada ne Forcat e Armatosura dhe perveç te tjerave mbaj mend perkushtimin e tij maksimal ndaj pacienteve ushtarake, kolegeve dhe jo vetem.

Me kete rast i uroj suksese dhe mbaresi presidentit Begaj ne detyren me te larte si kreu i shtetit Shqiptar dhe si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura.

Nga ana tjeter mendoj se djegia e mandateve, bojkotimi dhe braktisja e çdo procesi institutional dhe detyrimi kushtetues nga ana e opozites “perendimore”, per te cilen eshte votuar per te qene zeri dhe perfaqesuesi i qytetareve opozitare ne institucionin e Parlamentit Shqiptar me justifikime qesharake, nuk tregon asgje tjeter vetem mungese lidershipi dhe vizioni politik.

Ne perfundim, si kandidat i diaspores ne kete gare te cilen Partia Demokratike e injoroi si propozim, falenderoj me perulesi dhe mirenjohje maksimale disa nga koleget e sinqerte deputete te PD, por ne te njejten kohe edhe miqte dhe bashkekombasit ne te gjithe boten.

Zjarr Tv Ad