U përfshi në sherr me disa të dehur në lokalin në ish-Bllok, procedohet penalisht efektivi i policisë! Ç’ndodhi gjatë përleshjes mes tyre

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një efektiv policie dhe 6 persona të tjerë që u përfshinë në një sherr në një lokal në zonën e ish-Bllokut janë proceduar penalisht.

Mësohet se efektivi me iniciale D.N., u konfliktua fizikikisht për motive të dobëta me disa shtetas që ishin nën ndikimin e pijeve alkolike.

Raportohet se polici i ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës më ambientet e një lokali në kreqytet.

Pas marrjes së ndihmës së parë në ambientet e QSUT, shtetasit e lënduar janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Specialistë të Hetimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të punonjësit të policisë me iniciale D.N. dhe gjashtë shtetasve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Procedimi penal në ngarkim të punonjësit të policisë, N/Komisar D.N., me detyrë Specialist për ekzekutimin e vendimeve penale dhe armatimit pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka filluar pasi më datë 09.09.2023, rreth orës 02:00, gjatë qëndrimit të tij në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut Tiranë, pas përfshirjes në një konflikt fizik, për motive të dobëta, mes disa shtetasve që ishin nën ndikimin e pijeve alkolike, ai ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave.

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, pajisjes me vendimet përkatëse të ekspertimit mjeko-ligjor dhe marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shtetasit janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

Vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjer.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 0800 90

Zjarr Tv Ad