U përlesh me grabitësit për të mbrojtur Ozil, reagon për herë të parë Kolasinac

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Dje ylli i Arsenalit Mesut Ozil, ka qenë viktimë e një përpjekje të tmerrshme për vjedhje të makinës në rrugët e Londrës nga dy grabitës, shkruan Albeu.com.

Por Ozil shpëtoi për mrekulli nga sulmi i banditëve, teksa në ndihmë i erdhi shoku i skuadrës, Sead Kolasinac me të cilin ishin së bashku në makinë.

I njohur me nofkën “tenka” nga fansat, Kolasinac ka dalë nga makina dhe në mënyrë të guximshme u përlesh me banditët që kishin sulmuar makinën e Ozil afër një restoranti.

Ndërkohë, që pas ngjarjes ka reaguar Sead Kolasinac në “Instagram” dhe në “Facebook” duke postuar foto së bashku më Ozil me mbi shkrimin:

“Jemi mirë, faleminderit për mesazhet tuaja”, ishte mesazhi i boshnjakut në rrjetet sociale.

 

 

Zjarr Tv Ad