U përplas nga makina në vijat e bardha, ndërron jetë pas 9 ditësh 36-vjeçarja

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë 36-vjeçarja e aksidentuar para 9 ditësh në vendkalimin e këmbësorëve në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas policisë, e reja u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra nga përplasja.

Policia njofton se 1 ditë pas aksidentit (15 Janar 2024) është arrestuar shoferi i mjetit tip “Skoda”, 22-vjeçari me iniciale R.A. Sipas informacionit të uniformave blu, nuk janë konstatuar mangësi në mjetin që drejtonte i riu. Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se 22-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

Njoftimi:

Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad