U pezullua nga klubi, ja ku ndodhet tashmë Edon Hsani

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edon Hasani është pezulluar nga klubi i Tiranës për shkak se ka thyer disiplinën brenda skuadrës. Kësisoj, mesfushori shkodran duhet të zbatojë vendimin e drejtuesve dhe s’mund të marrë pjesë në stërvitje me ekipin. Teksa gjenden të grumbulluar në Ohër, vend ku po zhvillohet faza përgatitore, shkodrani duket se nuk ka humbur kohë edhe është larguar menjëherë.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me një nga miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit. 27-vjeçari ndodhet pranë një bari afër stadiumit “Selman Stërmasi”. Me sa duket aventura e tij te 24-herë kampionët është në fund. Megjithatë një gjë të tillë do të mund të na e vërtetojnë përfundimisht orët e ardhshme nëse ai do të largohet ose jo.

 

Zjarr Tv Ad