Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri.

Mësohet se viktima është Petrit Bibe, i cili ishte plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Kaftall të Pukës.

30-vjeçari mësohet se është punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Për momentin ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje.

Policia ka nisur hetimet per identifikimin e kapjen autorëve dhe zbardhjen e motivit të kësaj plagosje.

 

Zjarr Tv Ad