U prangos se la shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi ndryshe, flet gruaja e Petrit Arapit: Uaa turp, çfarë thua?! Burrin ma morën për drogë

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dje pasdite u arrestua nga policia 56-vjeçari Petrit Arapi nga Roskoveci, pasi ka dyshime se ka abuzuar seksualisht me një të re me aftësi të kufizuara, duke e lënë shtatzënë.

Gruaja e tij ka folur për mediat duke thënë se nuk ka dijeni për këtë akuzë, pasi që burrin ia mori policia për drogë. Ajo tha se ata kishin djegur kanabis në tokën e tij.

Ajo tha se nuk kanë pranë shtëpisë së tyre ndonjë 20-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe nuk e beson faktin se burri i saj ka kryer marrëdhënie me të duke e lënë shtatzënë.

Upupu çfarë thua ti kështu?! Nuk dimë një gjë të tillë ne, burri im është kapur për drogë. Po jetojmë me djersë këtu dhe droga ishte gjetur tek toka. Erdhi policia dhe e mori. Kaq di unë”, theksoi ajo.

Petrit Arapi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Zjarr Tv Ad