U propozua nga opozita për President, reagon për herë të parë Dash Shehi: I falenderoj, por në dorë e ka Rama!

0
614
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Shehi është emri i parë i propozuar nga opozita për t’u votuar si Presidenti i ri i vendit. Pritet që ai të votohet në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit në 23 Maj, në Kuvend, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë edhe mbështetjen e mazhorancës.

Vetë deputeti në një prononcim për Abc, ka folur për herë të parë për propozimin që i është bërë. Shehi ka falenderuar Agron Dukën dhe Fatmir Mediu që e propozuan, por tha se tashmë gjithçka është në dorën e kryeministrit Rama.

“Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi.

Zjarr Tv Ad