U propozua për president, Neritan Ceka: Nuk kam asnjë ambicie politike

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I deleguari nga Komisioni i Rithemilimit, i Sali Berishës për negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri, Luçiano Boçi ka përmendur emrin e arkeologut, Neritan Ceka si një nga njerëzit që opozita do të donte për president.

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë Neritan Ceka në studion e Abc Live. Ceka pohoi se nuk ka asnjë aspiratë për president dhe se është shkëputur nga nga politika.

Ai tha se presidenti në Shqipëri nuk ka asnjë rol në balancën e pushteteve dhe se duhet të mos futet në çështjet parlamentare.

“Jam shkëputur nga politika. Jam te Akademia e Shkencave me një kolegun tim me të shkuar politike Skënder Gjinushin. Nuk kam pasur asnjë ambicie politike”, tha Ceka.

Neritan Ceka tha në se nuk duhet të krijohen iluzione për figurën e presidentit.

“Ne nuk kemi një opozitë që e kalon presidnetin me 83 vota sepse nuk janë bashkë. Presidenti nuk ka asnjë rol sot më balancën e pushteteve. Po forcohet pushteti gjyqësor. Presidenti duhet të mos futet në çështjet politike, mos futet në çështjet e parlamentit”, tha Neritan Ceka.

Zjarr Tv Ad