‘U pyet 6 herë, dha të njëjtën përgjigje’/ Klodiana Lala: Basha nuk u hetua për financimin rus

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka rikthyer në vëmendje dëshminë e Lulzim Bashës para hetuesve për akuzat mbi financimin rus.

E ftuar në emisionin ‘Open’, ajo tha se në 6 pyetjet që i ishin bërë Bashës, ai kishte dhënë të njëjtën përgjigje, ndërsa shtoi se për rastin në fjalë s’ka pasur hetim.

“Është dosje e pa hetuar. Më rezulton se është e pa hetuar. Jo që nuk është hetuar dosja, por është e tmerrshme. Mjafton të shikosh dëshminë e Bashës. Kemi 6 apo 7 fq. në 6 pyetjet e para hetuesja e çështjes ka marrë të njëjtën fjali të zoti Basha dhe e ka traskiptuar 6 herë. Ai ka dhënë vetëm një përgjigje. Në lidhje me lobimin ku janë marrë 650 mijë dollarë nga Muzin.

Pyetet Basha për qëndrimin e tij dhe nga fillimi deri në fund. “Në dijeninë time të gjitha kontratat dhe të ardhurat që ka marrë PD janë deklaruar në KQZ”. Kjo fillon dhe mbaron në 6 përgjigjet”, tha Klodiana Lala.

Zjarr Tv Ad