U rrëzua nga shtylla ku po punonte, humb jetën elektriçisti në Bulqizë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një elektriçist ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shtylla ku po punonte në fshatin Kovashicë të Shupenzës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 të mesditës së sotme, ndërsa elektriçisti është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad