U shtang kur pa Policinë/ Zbulimi i gazetarit: Në zyrë me Fatos Tushen ishte dhe një Prokuror, SPAK e kapi gafil (Pseudonimi “Firma 2K”)

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Elton Qyno, thotë se në zyrën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tshe, ndodhej në momentin e arrestimit dhe një prokuror i njohur në këtë qytet. Ai e identifikon prokurorin me pseudonimin “Firma 2K”.

“Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjes, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe. Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë. Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për t’i paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por, mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie”, shkruan gazetari. Më tej, ai shton se kur është arrestuar Tushe, prokurori ka mbetur i shastisur në sy të policëve.

“Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike. Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dalë asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë”, vijon gazetari.

Shkrimi i plotë i Elton Qynos:

“Firma 2K” brenda në 1 zyrë të bashkisë Lushnje dhe SPAK-u që mbylli sy e gojë

Aksioni i kryer javën e kaluar në qytetin e Lushnjës, ku SPAK-u vuri përpara, zyrtarë të komisioneve të tenderave, dy biznesmenë dhe një kryetar Bashkie si Fatos Tushe, ka kapur dhe një detaj domethënës. Ky detaj domethënës si çdo herë, nuk është bërë publik nga ana e SPAK-ut, se ashtu i intereson, duke e përdorur me vonë sipas situatës ose duke mos e përdorur fare në vazhdim. Por e mban në atë koshin e dosjeve të tij.

Ashtu si çështja e Rovena Vodës, që fakti ishte dokumentuar në muajin shkurt 2020, SPAK-u ndërhyn dhe bën goditjen, pikërisht në muajin korrik 2021. Thuajse 1 vite e gjysëm pas kryerjes së veprës penale. Tani se kush e ka penguar SPAK-un të ndërhynte dhe ndalonte këto tre gratë, një zot e di. Por me sa duket prokurorët e SPAK, kanë pritur kohën e mjaftueshme që zv/ministria e Brendshme, të hajë të gjithë arkën me peshk të egër, që ia mori biznesmenes së peshkimit Florida Beu, dhe më pas kanë vepruar, duke i izoluar në “arrest shtëpie”. E njëjta situatë ka ndodhur dhe në aksionin e Lushnjes. Gjatë kontrollit të oficerëve të policisë, është gjetur në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, dhe një person tjetër.

Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjes, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë. Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie. Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dali asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë. Por sot është si zamet të rruash informacionin. Edhe pse SPAK-u ka nja dy vjet që ka mbyllur dyer e dritare për qytetarët dhe gazetarët, sërisht ka shumë vrima. Është si “kullonjëse makaronash” që ka rrjedhje të madhe informacioni. Kjo për faktin se zyrtarët e arrestuar së fundmi dhe ata zyrtarë që do arrestohen në vijim, e dinë 3 apo 4 muaj para që do ndalohen. Ashtu siç e dinte dhe Rovena Voda, ashtu siç e dinte Edlira Naqellari dhe zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes.

Zjarr Tv Ad