Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
“Jam mirë”, kështu është shprehur kancelarja Angela Merkel, duke iu përgjigjur gazetarëve që kërkuan të dinin mbi shëndetin e saj, në G20.
“Jam e bindur se kjo që më ka ndodhur, siç ka ardhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, tha Merkel, të cilën e zunë të dridhurat dy herë brenda pak ditësh gjatë dy ngjarjeve publike.
Dy episodet shkaktuan shqetësim rreth shëndetit të udhëheqëses gjermane 64-vjeçare, e cila u përball menjëherë me një udhëtim të gjatë me aeroplan në Japoni, përveç angazhimit në negociata me partnerët e G20. Pas episodit të parë, kancelarja tha se ndihej më mirë pasi kishte pirë tri gota uji.