U shkarkua nga Bajram Begaj, Edvin Shvarc shfaqet në krah të Berishës në përkujtimoren për Azem Hajdarin: Një mik që na mungon, studentët e Dhjetorit për pak lanë kokën

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përkthyesi i njohur Edvin Shvarc ka marrë pjesë sot në përkujtimoren e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në nder të Azem Hajdarit, në 24-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Gjatë fjalës së tij, Shvarc kujtoi veprën e Azem Hajdarit duke e cilësuar atë një mik që i mungon të gjithëve ndërsa përshkroi ndjesinë e studentëve që u ngritën kundër diktaturës.

“Jemi mbledhur për të kujtuat një mik, një shok që na frymëzon dhe na mungon. Mund të ketë bashkëpunim, mund të ketë modele pozitive nga të dyja palët. Filli që i lidh ish studentët e dhjetorit, shkurtit është se u përballën me diktaturën dhe për pak lanë kokën sepse ishte betejë për jetë a vdekje. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona.

Sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen ose të kanë fishkëllyer plumbat te veshi. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat e mira edhe përvojat e këqija. Ju uroj suksese sepse vetëm nga ju vjen ndryshimi”, u shpreh ai.

Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh, Robert Shvarc u largua nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt.

Zjarr Tv Ad