U shkarkua nga Cakaj, diplomatja shqiptare kandidon në zgjedhjet europiane

0
21

Gerarta Ballo është një nga diplomatet shqiptare, e cila u shkarkua nga detyra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, pas reformës që ai ndërmori.

Ndërsa u shkarkua nga Cakaj, mësohet se Ballo kandidon për zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në 26 maj 2019, si emërtesë e pavarur brenda listës së Partisë Demokratike, forca kryesore e qendrës së majtë italiane. Ajo kandidon në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë.

Gerarta Ballo ka nisur jetën e saj në Itali në moshën 11 vjeçe, ndërsa ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata.

Ka përqendruar punën e saj te të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta, ndërsa në Torino, pothuajse 10 vjet më parë drejtonte edhe një emisionin radiofonik, ‘Shqip in Torino’.

Veç të tjerash, Gerarta është Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin.