U shkarkua nga KPK, rikthehet në detyrë gjyqtari Ardit Mustafaj

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se kishte vendosur rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Ardit Mustafaj. Shumica në KPA arsyetoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit ishte marrë “në vlerësim jo të saktë të faktit”.

Trupa gjyqësore e udhëhequr nga Alban Shylla, me gjyqtaren Ina Rama si relatore dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomon, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj, gjeti fillimisht se Komisioni që kishte vendosur shkarkimin e Mustafajt në 5 mars 2020, kishte kryer shkelje procedurale.

Shtylla lexoi se në dosjen e paraqitur në Kolegj pas vendimit të KPK mungonin akte dhe se ajo kishte qenë e pa plotë. Kolegji në vendim të ndërmjetëm arsyetoi se për të sqaruar situatën seanca duhej të ishte publike dhe Mustafajt iu dha mundësia të dëgjohej e të jepte shpjegime.

Kolegji më pas arsyeton se qëndrimet e trupës së KPK-së së kryesuar nga Firdes Shuli me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici, ndaj disa pasurive të Mustafajt ishin të pasakta dhe në zbatim të gabuar të dispozitave ligjore. Sipas Kolegjit një shtëpi në Sarandë ishte cilësuar e përfunduar nga KPK, por që bazuar në prova kishte qenë karabina në momentin kur ishte shitur.

Pas rishqyrtimit shumica në KPA edhe pse gjeti disa mangësi në të ardhurat e gjyqtarit, vlerësoi se në proporcionalitetit ato nuk sillnin shkarkimin. Mustafaj ishte vlerësuar pozitivisht në kriteret e figurës dhe profesionalizmit.Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ Birn

Zjarr Tv Ad