U shkarkua nga posti i ministrit, ja detyra e re e Arben Ahmetaj

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me Kryesinë e PS një ditë pas ndryshimeve të mëdha në qeveri. Rama ka kërkuar zëvendësimin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe.

Mësohet se ministri në ikje i Ekonomisë Arben Ahmetaj do të zërë vendin e Braçes i cili tashmë është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit.

Mbledhja e mbajtur në selinë e kësaj partie zgjati përreth 30 minuta dhe u diskutuan ndryshimet në qeveri të bëra një ditë më parë. Gjithashtu, bëhet me dije se temë tjetër e takimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet vendore.

Bëhet e ditur se nga janari Asambleja do të mblidhet çdo javë për të diskutuar axhendën politike janar-qershor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Zjarr Tv Ad