U shpall kampion me Tiranën/Mesfushori prezantohet te skuadra e re

0
23

Mesfushori Lancinet Sidibe, u largua si kampion nga klubi i Tiranës, teksa ka gjetur menjëherë skuadrën e re. Futbollisti nga Guinea, u aktivizua si i huazuar te bardheblutë nga skuadra e Besëlidhjas. Kartoni i Sidibe ishte në pronësi të klubit lezhjan, teksa pas arritjes së akordit për ta lenë të lirë, mesfushori u transferua te skuadra qipriotë Ermis Aradipu.

Një hap ky i rëndësishëm në karrierën e 23-vjeçarit, që do të tentojë të lerë gjurmë në elitën e futbollit të Qipros. Ka qenë skuadra e Ermis, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Sidibenë.