U takua me ambasadorin rus? Përgjigjet Kryeministri Rama, jep mesazhin e fortë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë në SHBA me gazetarët shqiptarët. Rama është pyetur nëse ka takuar ambasadorin rus.

Rama: Kam takuar pothuajse të gjithë ata që ishin aty, nuk e kam parasysh, nuk kam problem me Rusinë, nuk është një vend armik. Nuk është vend kundërshtar, e kam thënë në çdo instancë, jo i joni por i gjithë aleancës sonë, është një vend konkurrent, për arsye të gjeopolitikës.  Unë besoj se çdo mundësi çdo rast, komunikim, për dialog për bisedime duhet shfrytëzuar maksimalisht, jemi këtu për të bërë tonën por s’marr përsipër rolet që s’na takojnë. Kur na kërkohet mendimi japim mendimin tonë, për këtë arsye ka respekt.

Zjarr Tv Ad