U “tallën” dhe qeshën me të në mes të emisionit, reagon Hoxha: Kërkoni ndjesë publike, u bëj thirrje…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Expuls” u transmetua një deklaratë e shkurtër e një prej hoxhallarëve të Shqipërisë ku thoshte se operacionet plastike janë të ndaluara me fe. Në lidhje me këtë deklaratë plasi dhe gallata në studio, ndonëse rrjedha e bisedës shkoi në tjetër drejtim.

Kjo situatë e krijuar në studion e “Expuls” me gazetarin Ronaldo Sharkën dhe të ftuarit e tjerë të panelit nuk është pritur fare mirë nga Hoxha Bedri Lika i cili u ka bërë thirrje drejtuesve të televizionit që të marrin masa dhe të kërkojnë ndjesë publike pasi sipas tij në mungesë të çdo etike janë tallur me këtë deklaratë të lëshuar nga ai.

Gjithashtu Hoxha u ka bërë thirrje dhe AMA-s që të shqyrtojnë këtë program për përmbajtje ofenduese dhe të dëmshme dhe ta vlerësojë atë në bazë të kodit të etikës për emisionet televizive.

“Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë dënon gjuhën tallëse të përdorur në emisionin #EXPULS të trasnmetuar në Ora Neës. Drejtuesit e emisionit, bashkë me të ftuarit, në mungesë të çdo etike televizive dhe në mosrepektim të ndjesive fetare të shiptarëve, janë tallur me trajtimin fetar të operacioneve plastike të diskutuar nga Hoxhë Bedri Lika. Ne i bëjmë tirrje drejtuesve të TV Ora dhe prezantuesve të emisionit që të reflektojnë e të kërkojnë ndjesë publike.

Po ashtu, i bëjmë thirje publike Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), si rregullator dhe mbikqyrës i transmetimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë, që të shqyrtojnë këtë program spefifikisth për përmbajtje ofenduese dhe të dëmshme dhe ta vlerësojë atë në bazë të kodit të etikës për emisionet televizive.

Po ashtu, ju bëjmë thirrje që të plotësoni formularin e Ankeësë drejtuar AMA-s”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad