U tërhoqën nga PS-ja, Braçe flet për Hysin dhe Baren: Me fat që kisha një sup ku të mbështetesha…

0
1026
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeminsitri Erion Braçe ka komentuar tërheqjen nga lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, të Vasilika Hysit dhe Besnik Bares.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se është më fat që ka punuar me ta, ndërsa thekson se Bare dhe Hysi kanë qenë dy kolegë të ndershëm dhe të pakorruptueshëm.

Për zv.kryeministrin, Hysi dhe Bare kanë qenë një mbështetje e madhe në fillimet e tij.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

DY MIQ, DY SHOKE, DY KOLEGE, DY SOCIALISTE, TE DREJTE, TE NDERSHEM , TE PAKORRUPTUESHEM!

Kam qene i lumtur qe kam luftuar me ta, ne opozite me se shumti, kam punuar me ta ne opozite e pushtet; Kam qene i lumtur qe kemi fituar bashke kemi qene edhe me te bashkuar kur kemi humbur si shoke, si miq, si kolege!

Me fat qe kam patur nje sup ku te mbeshtetesha fare i ri me profesor Besnikun dhe me ndryshe, vecanerisht ne aspektin profesional me profesoreshe Vasiliken. I lumtur qe ndava nje pjese te jetes sime me te dy!

 

Zjarr Tv Ad