U tha se nuk janë më bashkë, kështu e “festoi” Nora Istrefi ndarjen e Robert Berishës nga Laureta Maqedonci 

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramaplus.al/ Vetëm katër muaj duket se ka zgjatur romanca e Robert Berishës dhe Laureta Maqedonci.

Një ditë më parë fshirja e fotove të përbashkta në Instagramin e moderatorit zgjoi dyshimet se dyshja mund të jenë në një krizë ose i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Një një situatë të tillë përpos çiftit, një sy ka qenë edhe tek ish-partnerja e Robertit, Nora Istrefi. Në pritje të një reagimi nga ana e saj, më në fund e kemi.

Nora ka ndarë në Instastory një video ku në plan të parë është dekoltea e saj. Këngëtarja nuk thotë asnjë fjalë, vetëm bën disa mimika fytyre.

Nuk mund të themi me siguri që është një kunj për babain e vajzës së saj, por një gjë e themi me plotë gojë që Nora duket joshëse si gjithmonë.

Pak kohë më parë Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë”.– tha ai kur zbuloi marrëdhënien me Lauretën.

Zjarr Tv Ad