Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante. Dorëheqja është bërë me argumentin “arsye personale”, pa sqarime të tjera, ndërkohë që kjo lëvizje t tij vjen dy ditë pas një atentati të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.
Arsen Sinomati u ngjit në këtë post në vitin 2017, vit kur ishte shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës, dhe ku duket se nu ka qendruar dot më shumë se tre vite.
Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.
Sinomati, është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit.