Nje 24 vjeçar eshte vetehedhur nga kati i trete i godines se analizave ne spitalin rajonal te Elbasanit. 24 vjeçari eshte ne gjendje te qendrueshme, ndersa po i behen kontrollet e nevojshme.
Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari eshte paraqitur ne spital me babain e tij. Kane hyre ne godinen e analizava ku ne menyre te papritur djali eshte shkeputur nga i ati dhe eshte hedhur.
Babai ka treguar se djali kishte bere nje tampon ne nje klinike private. Ka rezultuar pozitiv dhe jane nisur ne spital per ekzaminime te metejshme.
Babai ka treguar se djali ishte trembur pas pergjigjes se tamponit, duke marre edhe aktin ekstrem.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë.