U vetëvar në qelinë e burgut në Berat

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I burgosuri që u vetëvar në qelinë e burgut në Berat ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. 38-vjeçari Bujar Murati u vetëvar paraditen e 13 mars të këtij viti. Ai u gjet nga gardianët në gjendje të rëndë në dhomën e burgut dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Beratit.  Për shkak të gjendjes së rëndë, u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranës. Dhe 20 ditë pas ngjarjes, 38-vjeçari nga fshati Lybeshë, në bashkinë Poliçan, ndërroi jetë. Nuk dihen ende motivet që çuan në vetëvarjen e të burgosurit, ndërsa në atë kohë ngjarja u mbajt e fshehur nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Zjarr Tv Ad