U vra më 9 prill pas grabitjes në Rinas, pushohet çështja për Admir Murataj

0
7

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi pushimin e çështjes për Admir Murataj. Vendimi u mor pasi prokurori i çështjes paraqiti në seancë certifikatën e vdekjes nga bashkia e Bajram Currit.

Në certifikatë thuhet se Admir Murataj ka vdekur me datë 9 prill në rrugë nga një plumb në kokë. Në gjykatë u paraqit gjithashtu akti i kqyrjes se kufomës dhe aktekspertiza e gjurmëve të gishtave.

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.