U vra nga i ati, përcillet për në banesën e fundit Anxhelina

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anxhelina Petro është përcjellë në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve… Trupi i 28-vjeçares e cila u vra nga i ati në Korfuz është nxjerrë nga shtëpia e nënës së saj në Berat dhe më pas kortezhi i udhëhequr nga e motra e Anxhelinës është nisur drejt varrezave.

Familjarët e së ndjerës kanë kërkuar privatësi dhe nuk kanë lejuar mediat të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Ndërkaq, nuk dihet nëse familjarët kanë lejuar të afrimit e babait të Anxhelinës të marrin pjesë në varrim.

Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990 në Berat, por me të atin u njoh vetëm 13 vjet më parë. Pasi gjetën njëri-tjetrin, atëherë i ati e mori në Korfuz për një jetë më të mirë. Deri në moshën 16 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin nga Afganistani në një zonë tjetër të Korfuzit.

Mësohet se nëna e 29-vjeçares, Xhezmije Stoçeni kishte shkuar në Korfuz së bashku me të afërm të saj për të tërhequr trupin e së bijës, e cila u masakrua për vdekje dhe u gropos në oborrin e shtëpisë nga i ati, Aleko Petro.

Ngjarja

Ndërkaq, mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin publik në Greqi dhe jo vetëm. Ka qenë i dashuri afgan i 29-vjeçares shqiptare që ka deklaruar se me Angjelinën kishin planifikuar martesë. Fatkeqësisht nuk mundëm”, tha ai duke përmendur edhe disa kërcënime që Angjelina kishte marrë nga babai i saj, por edhe dhunës fizike të ushtruar nga ai, madje edhe nga xhaxhai. “Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, është shprehur 30-vjeçari afgan. Angjelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 janarit nga babai i saj, Aleko Petro.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë në banesën e të atit. 52-vjeçari Aleko Petro ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me emigrantin afgan, që ishte birësuar nga një familje greke.

Zjarr Tv Ad