U vra për një status në Facebook/ Flet Artan hoxha: Punonte si kamarier, ishte krejtësisht i pafajshëm(FOTO)

0
716
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpërthimi men tritol i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, të kryera brenda dhe jashtë vendit. Në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha u shpreh se mes 4 viktimave, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.

“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Belgjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se nga familja Gjini është vrarë Kreshnik Gjini dhe Armando Gjini, ndërsa nga familja Reçi është vrarë Gaspër Reçi dhe Kastriot Reçi. Për ngjarjen e ndodhur mbrëmë ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini nuk ka ende një person të dyshuar apo të ndaluar.

Deri mbrëmjen e djeshme gjendja e 50-vjeçarit nuk ishte aspak e mirë, ndërsa iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Zjarr Tv Ad