Kjo e mërkurë ka nisur me një ceremoni përkujtimore, për 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari.
Ata mbetën të vrarë në operacionin e policisë me 7 shkurt të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.
Deri në momentin e arrestimit pak minuta pas masakrës që kreu duke vrarë 4 efektivët e policisë, ku mbeti edhe vetë i plagosur, Dritan Dajti kishte qenë në liri pas arratisë nga Gjykata e Tiranës në verë të vitit 2004.
Ndërkohë, në muajin shkurt te këtij viti Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi vëndimin për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit. Ky vendim i cili uli atij 1/3 e dënimit u shoqërua me reagime të shumta.