“U xhindos por u detyrua të nënshkruante”, analisti zbulon pikën që nuk dëshironte Vuçiçi dhe kritikon Kosovën: E pafalshme!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Enver Bytyçi ishte i ftuar në studion e Fax News ku përshkroi momentin e xhindosjes së presidentit serb para nënshkrimit të marrëveshjes, ku ishte i pranishëm presidenti Trump. Bëhet fjalë për transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem duke thënë se Vuçiç nuk e donte këtë pikë, por prania e Trump e detyroi që të nënshkruante.

“Delegacioni i Kosovës ishte i papërgatitur, nuk kishte një plan B me të cilin të paraqitej. Nunk kishte menduar se do të ndodhte kjo, gjë që është absurde. Delegacioni shqiptar shkoi në Uashington me kompleksin e inferioritetit. E kuptoj inferioritetin e Kosovës dhe çdo kujt përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump, i tillë është dhe presidenti Vucic. Në momentin që ai pa diçka që nuk i pëlqente në marrëveshje, kur nënshkruante, u xhindos, por u detyrua të nënshkruante. Ishte fjala për transferimin e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ai nuk e donte këtë pikë, por u detyrua ta nënshkruajë”, tha Bytyçi.

Në fjalën e tij nuk mungoi kritika për Kosovën duke thënë se delegacioni ishte i papërgatitur dhe kjo është e pafalshme.

“Por e papritura e Kosovës ishte e parashikuar. Nuk mund të mos parashikohej sepse ka krijuar eksperiencë 20 vitesh bisedimesh me Serbinë. Janë dekada bisedimesh muaj për muaj me delegacionin e Serbisë dhe të mos kesh krijuar një dosje të avantazheve dhe disavantazheve, kjo është e pafalshme për qeverinë e Kosovës”, u shpreh Bytyçi.

Zjarr Tv Ad