U zgjodh anëtar i KLP, Prokurori Staka ndërpret garën për SPAK

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK për shkak të emërimit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu ka njoftuar Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidateve për SPAK në mbledhjen e sotme të KLP.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme janë miratuar me shumicë votash projekt-aktet të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët, subjekt rivlerësimi Edvin Kondili dhe Arben Qosja.

Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar këto subjekte në vetting. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë KPK dhe ONM.

Po kështu është miratuar me shumicë votash projekt buxheti afatmesëm i KLP për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP.

Ndër të tjera KLP ka miratuar me shumicë votash projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërie.

Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK informoi Këshillin për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional. Këshilli vendosi të kontaktojë me z. Sota për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën.

Zjarr Tv Ad