U zhduk pasi doli për vrapin e mëngjesit, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares britanike në Greqi

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupi i Natalie Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit Kerame të mërkurën nga një zjarrfikës vullnetar, tre ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga patneri i saj në ditën kur ishin planifikuar të fluturonin përsëri në shtëpinë e tyre në Qipro, pasi kishin mbaruar pushimet e tyre në ishull.

Christopher, një e apasionuar pas vrapit, kishte dalë për vrapin e mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më, tha partneri i saj.

Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap.

The Guardian” shkruante dje se telefoni i saj është akoma ndezur. Motra e saj e shqetësuar beri thirrje që të njohurit të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher shkroi në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit.”

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është  në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur.”

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje nga hunda.

Zjarr Tv Ad