U zu me Berishën për foltoren, Alibeaj humor me Nasufin: O Fadil do ma zësh edhe ti? Kam aq edukatë familjare, nuk ju jap kënaqësi…

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkelejd Alibeaj ka folur në Kuvend pas përplasjeve për radhën me Sali Berishën.

Alibeaj:

O Fadil do zësh dhe ti foltoren? Unë e kam aq edukatë familjare dhe jo vetëm që të mos jap kënaqësi për skenat që ndodhën. Unë kurrë asnjëherë nuk do i jap kënaqësi këtij që është këtu.

Kjo është marrëveshja e 2008-tës mes këtij dhe atij, në kurriz të shqiptarëve, ky nuk e fsheh fare, do të bëj të njëjtën gjë siç ka bërë me të gjitha pushtetet, edhe me presidentin. Ky ka vjedhur 74 vota, dy nuk guxon që të mbajë as minimumin e qendrimit, që shqiptarët e duan, dhe e kanë të shkruar e zeza me të bardhë.

Do ti të jesh i besueshëm, do ti të kalosh ylberin, atëherë mbaj një qendrim, nuk e ke legjitimimin e shqiptarëve. Po e pyet ti gjasme shoqërinë civile, ti që çfarë nuk bëre një vit më parë, dhe na vjen këtu si zemërmadh, që do ta zgjedhësh presidentin me konsensus.

Duhet të kuptosh një gjë, ne vërtetë jemi në një situatë jo të mirë, por këta njerëz nuk kanë skelete në dollap, i detyron si dele, që të sjellin nga tre emra në një zarf. Nuk do tëkesh asnjëlloj problemi nga këta, ne kemi detyrimin ndaj shqiptarëve, të paktën ndaj gjysmës së tyre që na votuan.

Zjarr Tv Ad