Ua premtojnë çdo palë zgjedhje, banorët e Uznovës 30 vite me shtëpi, por pa dokumente

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e lagjes periferike të qytetit të Beratit, lagjes “Uznovë” kanë kërkuar sot ndihmën e mediave për një nga problematikat më të mëdha që mbart kjo lagje (dikur fshat), që është regjistrimi i pronave të tyre (truall dhe toka).

Më shumë se dy javë më parë, në 7 qershor, 32 banorë të kësaj lagjeje kanë firmosur një peticion në emër të të gjithë banorëve dhe ja kanë dërguar Prefekturës së Qarkut Berat, Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK-së Artan Lame dhe deputetëve të qarkut por ende nuk kanë marrë prej tyre një përgjigje.

Nëpërmjet këtij peticioni, banorët kanë kërkuar një ballafaqim me përfaqësuesit e institucioneve të sipërpërmendura, për të zgjidhur problemet e mbartuara ndër vite të regjistrimit të pronave.

‘Më kërkuan të lejoja të ishte kirurg i parë një mjek që linte për të dëshiruar’, Edvin Prifti zbulon prapaskenat e sulmeve ndaj tij

Qëndroi dy orë në tarracën e pallatit duke kërcënuar se do të hidhej, zbret nga lartësia 50-vjeçari në Berat (Video)

Banorët e Uznovës kërkojnë ti jepet fund sorrollatjeve lidhur me regjistrimin e pronave pasi-siç edhe ata shprehen-kanë afro 30-vjet që dergjen dyerve të zyrave, duke u bërë viktima të disa mashtruesve që punojnë në ASHK Berat,të cilët për arsye përfitimi shfaqin paaftësi profesionale.

Që prej vitit 1992 Uznova është lagje e qytetit të Beratit por ata ende nuk kanë kryer regjistrimin e pasurive të tyre, qoftë trruall qoftë toka. Banorët kërkojnë korrigjimin e gabimeve të konstatuara në Çertifikatat e Pronësisë dhe korrigjimin e gabimeve në AMTP lidhur me sipërfaqet e trojeve për ndërtime masive, bashkëpronësi dhe saktësim kufiri.

Banorët deklarojnë se Uznova nuk ka mbivendosje dhe të gjitha trojet deri në vitin 1992 origjinën e kanë nga prona shtet. Banorët deklarojnë se,në arkivën e qarkut Berat mungojnë dokumentat e Këshillit të Bashkuar të NB (Ndërmarrjes Bujqësore që ka qënë dikur) për vitet 1990,1991 dhe 1992,të cilat janë asgjesuar në vitet e tranzicionit.

Zjarr Tv Ad