“Ua tregoj kur të dal”,Unioni i Gazetarëve reagon pas kërcënimit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Unioni i Gazetarëve ka reaguar, pasi i akuzuari Arben Veliko ka kërcënuar mediat në sallën e gjyqit në Vlorë.

Unioni bën me dije se mbetet i vendosur në mbrojtje të së vërtetës dhe nuk toleron asnjë lloj gjuhe kërcënuese, në çdo lloj forme. Në reagim nënvizohet se kërcënimi do të trajtohet nëpërmjet të gjitha hallkave përkatëse dhe do të merren masat e nevojshme.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve:

Unioni i Gazetarëve  ,dënon ashpër kërcënimin e bërë në drejtim të operatorëve të qytetit të Vlorës nga i akuzuari Arben Veliko në masën e sotme të arrestit.Unioni i Gazetarëve deklaron se asnjë lloj kërcënimi nuk e kthen pas misionin për të pasqyruar të vërtetën nga mediat e qytetit të Vlorës,sado i ëmbël apo i hidhur qoftë ai .Ne deklarojmë sot se çdo lloj kërcënimi në cfarëdo lloj forme do të trajtohet nëpërmjet të gjitha hallkave përkatëse dhe do të merren masat e nevojshme.Sot gazetarët dhe operatorët  janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk lejojnë të cënohet asnjë gazetar apo operator nga  individ, kriminel,politikan,punojës administrate dhe kushdo tjetër.Ne jemi këtu për ti shërbyer qytetit dhe qytetarëve të Vlorës .

Zjarr Tv Ad