Udhëheqësja e opozitës në Stamboll dënohet me gati dhjetë vjet burgim

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia kryesore opozitare në Turqi tha se udhëheqësja e degës së saj në Stamboll u dënua me nëntë vjet e tetë muaj burgim, kryesisht për shkak të postimeve në mediat sociale.

Canan Kaftancioglu, nga Partia Republikane Popullore (CHP), u shpall fajtore, mes tjerash, edhe për “propagandë terroriste”. Ajo ka luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e kandidatit të CHP-së, Ekrem Imamoglu, në zgjedhjet për kryetar të Stambollit, këtë vit.

Ka qenë kjo hera e parë në 25 vjet që partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka humbur pushtetin në qytetin më të madh të Turqisë. CHP-ja tha se dënimi i Kaftancioglut duhet të konfirmohet nga një gjykatë apeli, përpara se ajo të dërgohet në burg.

Kaftancioglu u dënua për pesë akuza, përfshirë: “poshtërimin” e shtetit, “ofendimin e një zyrtari publik”, “ofendimin e presidentit” dhe “nxitje të njerëzve për të urrejtur”.

Akuza për “propagandë terroriste” kundër saj ka të bëjë me citimin e një anëtari të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka bërë një kryengritje të përgjakshme kundër shtetit turk që nga viti 1983.

Zjarr Tv Ad