Udhëheqja e vjetër dhe e re e Brukselit: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker , Presidenti i parlamentit Europian David Sassoli dhe Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i janë drejtuar me një letër të përbashkët kolegëve të tyre për hapjen e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Dje agjencia e lajmeve “Bloomberg” raportoi  të hënën se Bashkimi Europian pritet që më 18 tetor të vendosë “pro” hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Bloomberg”, raporton se ka parë draftin e komunikatës zyrtare, që do të dalë nga mbledhja e ministrave, parashikuar për në 15 tetor në Luksemburg, ndërsa shton se drafti i hartuar të premten edhe mund të ndryshojë, pasi bën me dije se në një draft të mëparshëm, nuk përfshihej rekomandimi për nisjen e bisedimeve.

Letra e plotë

Te dashur kolege,

Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019.

Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Unionit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen.

Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë.

Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësia nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate.

Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet.

Zjarr Tv Ad