Udhëtim/Në kryeqytetin e Irlandës

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dublini është kryeqyteti i Irlandës, një qytet me histori të lasht, e cila përfshin Kështjellën e Dublinit që daton nga shekulli i 13të, Katedralja e Shën Patrikut nga viti 1119 e përveç kësaj një qytet me sipërfaqe të gjelbëruara, që i marrin zemrën çdo vizitori.

Është qyteti i 3-të më i vogël në gjithë Irlandën, e megjithatë përmban 1/3 e popullsisë së Irlandës jugore, për më tepër rreth 20% të gjithë popullsisë Irlandeze. Kur vizitoni Dublinin, do ta dalloni një gjë që e karakterizon këtë vend, Irlandezët janë shumë të dhënë pas konsumit të birrës e që këtë do ta shihni edhe nga numri i lartë i pijetoreve, ku vetëm në kryeqytet numërohen më shumë se 600 të tilla.

Këto vende i gjeni në gjithë Dublinin, por nëse po kërkoni për një hapësirë të veçantë, atëherë duhet vizituar “Temple Bar area of Dublin”, që e gjeni pikërisht në qendër të qytetit.

Ky vend i ka dhënë shumë edhe artit e kulturës, shumë emra të njohur botërorë në fushën e letërsisë janë lindur e rritur në këtë qytet, veçojmë: James Joyce, Oscar Wilde, George Bernard Shaw etj. Në muzikë më së miri Irlandën e përfaqëson grupi irlandez, U2, në botën e sportit ky vend krenohet me emra si Brian O`Sdriscoll dhe Conor McGregor, e për film më së miri e përfaqëson, aktori Colin Farrell.

Zjarr Tv Ad