Udhëtimet me charter/ Rama publikon shifrat: Shpifje monumentale me miliona euro që rublaxhinjtë e opozitës tallen me shqiptarët

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për shpenzimet e udhëtimeve me avion.

 Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në Tëitter disa shifra që pretendon të tregojnë shpenzimet mesatare vjetore të Kryeministrit për udhëtimet jashtë vendit.

Sipas shifrave, në vitin 2022, ai ka shpenzuar 120.459 lek të reja, ndërsa në vitin 2008, koha kur ishte Berisha kryeministër, janë shpenzuar 261.023 lekë.

Rama thotë se ky është një tjetër shembull se si shpifja monumentale me miliona euro tregon që rublaxhinjtë e opozitës tallen me shqiptarët.

Postimi i Edi Ramës:

Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për udhëtime me avion tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2008 – 261.023Lek të reja

2022 – 120.459Lek të reja

Zjarr Tv Ad