Udhëzimi i Bashës, PD nis përgatitet për zgjedhje të parakohshme: Të identifikohen votuesit tanë!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha u kërkon strukturave në terren të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

Në një udhëzim të brendshëm, që Kryetari i Partisë Demokratike, u ka shpërndarë vartësve thotë se duhet të nisë verifikimi i listave zgjedhore, për të identifikuar aty votuesit që tradicionalisht votojnë djathtas.

PD në terren kërkon të identifikojnë nëse votuesit tradicionalë të kësaj partie, janë në ato zona që janë regjistruar se ata banojnë, apo janë larguar jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu para se të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme kërkohet që të shtohen anëtarët me gra e vajza si dhe me të rinj.

Një tjetër urdhër ka shkuar edhe për koordinatoret e PD-së në qarqe, puna e të cilëve ishte parashikuar të mbaronte në shtator, por është zgjatur deri më 31 tetor.

Udhëzimi i Bashës për strukturat

Kryetari i Grupseksionit, Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe:

identifikojnë për çdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.

identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës.

kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD.

regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicionalë të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesit tradicional të sigurt.

identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie.

rimarrin kontakt me votuesit tradicionalë të sigurt të PD që nuk janë anëtarë për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

Votuesit qe ftohen te jene pjese e strukturave te PD, duhet te marrin përgjegjësitë si anëtar partie dhe duhet te jene aktivë ne veprimtarine politike dhe elektorale te PD.

Pjese e ketij procesi do te jete edhe lidhja demokratike e gruas, e cila do te synoje qe jo me pak se 30% e anatareve te rinj te jene vajza dhe gra.

Edhe Forumi rinor i PD, do te jete gjithashtu aktiv gjate kesaj kohe, dhe sipas udhezimit ka per detyre te identifikoje te rinjte e moshes 15-25 vjec.

Kjo periudhe pune, sipas udhezimit do te jete nga 1-15 tetor, dhe gjate kesaj kohe do te punohet per identifikimin e votuesve tradicionale te pd, që kanë dëshirë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

Ky proces sipas dokumentit duhet të përfundojë  brenda datës 31 tetor 2019.

Zjarr Tv Ad