UEFA heton për trukim ekipin e superiors

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në dokumentin e publikuar nga “Procesi Sportiv”, që i drejtohet sekretarit të FSHF Ilir Shulku, bëhet me dije se Luftëtari është nën hetim për trukim ndeshjesh në Europa Ligë.

Në këtë mënyrë konfirmohen dhe zyrtarizohen të gjithë zërat se ekipi gjirokastrit ka trukuar dy ndeshjet që luajti në muajt e verës përballë Ventspils.

UEFA ka nisur hetimin prej disa muajsh por është detyruar së fundmi të lajmërojë edhe FSHF-në se i ka bllokuar pagesën klubit gjirokastrit si pjesë e këtij hetimi.

Dokumenti i bën të ditur palëve që të mos bëjnë asnjë koment deri në një moment të dytë. Gjithashtu në këtë letër shkruhet: “KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit”.

 

Zjarr Tv Ad