UEFA kundërshton ashpër FIFA-n

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

UEFA ka refuzuar planet e FIFA-s për të ndryshuar formatin e Kupës së Botës për klube, si dhe nuk është dakord me zhvillimin e Ligës së Kombeve Botërore para vitit 2021. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të tentoj ta realizojë idenë e tij në një takim që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, muajin e ardhshëm. Por pas takimit që u mbajt mes presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Këshillit Strategjik të futbollit profesionist të Europës, propozimi i Infantinos u hodh poshtë. Kjo gjë u bë e ditur pas një deklarate zyrtare për mediat. “Është e qartë që propozimet aktuale janë të pa pranueshme. Këshilli Strategjik i Futbollit Profesionist Europian ka vendosur unanimisht që gjërat e reja duhet të vijnë pas vitit 2024. Deri atëhere janë programuar të gjitha takimet. Për më tepër të gjitha çështjet sportive dhe komerciale duhet të diskutohen edhe të vendosen paraprakisht.” -thuhet në komunikatën e lëshuar nga UEFA . Ky njoftim vjen pas lajmit që UEFA i ka regjistruar në emrat e saj emërtimet: Liga e Kombeve, Liga e Kombeve Globale, si dhe Liga e Kombeve të Botës. Këto regjistrime UEFA i ka bërë në SHBA në dhjetor, ndërsa më herët janë regjistruar edhe në Bashkimin Europian.

 

Zjarr Tv Ad