UEFA merr masa drastike, dënon Rebic

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E mori për të bërë diferencën në sulm, por Ante Rebic duket se ka sjellë dëme te Milani.

Sulmuesi kroat, i cili u transferua gjatë kësaj merkato vere te klubi kuqezi është dënuar me 5 ndeshje pezullim nga Kupat e Europës. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA, që e ndalon Rebic të shkelë fushën e blertë në Kompeticionet Europiane në 5 takimet e radhës.

Shkak është bërë veprimi ndaj gjyqtarit të takimit mes Eintracht Frankfurt dhe Strasburgut më 29 gusht të këtij viti. Siç mësohet nga pamjet e fokusuara nga kamerat, Rebic ka ofenduar rëndë gjyqtarin.

“Ante Rebic është pezulluar për pesë ndeshje në Kupat e UEFA-s, për lojë të ashpër dhe fyerje për një zyrtar të ndeshjes“, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Episodi ndodhi në fazën play-off të Europa League, teksa meqënëse Milani nuk merr pjesë në Kupat e Europës këtë sezon, Rebic i duhet ta shlyejë dënimin kur skuadra e tij të marrë pjesë në një nga turnet e UEFA-s.

Zjarr Tv Ad