UEFA ndan vazot, kundërshtarë “BIG” për Partizanin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë mbetur edhe më pak se 24 orë nga hedhja e shortit kualifikues të raundit të parë të UEFA Champions League. Një raund që garon edhe kampioni i Superligës shqiptare, Partizani, e cila është bërë pjesë e grupit 2.

Të kuqtë nuk janë favorit për të kaluar në raundin tjetër dhe UEFA ka zbuluar edhe skuadrat që mund të “peshkojë”. Skuadrat më të frikshme duket se janë vendosur përballë kryeqytetasve.

Ekipe si Celtic, Qarabag, Sheriff Tiraspol, F91 Dudelange dhe Slovan Bratislava janë vendosur përballë Partizanit, pra rrjedhimisht njëra prej këtyre skuadrave do të vendoset kundër të kuqve mbrëmjen e 18 ose 19 korrikut.

 

Zjarr Tv Ad